Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ferizajasi përzë bashkëshorten dhe pesë vajzat e tij nga shtëpia

Në orët e para të ditës së parë të vitit të ri, Policia e Kosovës në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Zborc të Shtimës është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Xh.S (M/K) 44-vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, dhe më pas i kishte larguar nga shtëpia bashkëshorten dhe pesë vajzat e tij.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.