Dy shtetas të Kosovës që po kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar të martën nga Shqipëria.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit po kërkoheshin për vepra të ndryshme penale si grabitje dhe vjedhje grabitqare.
Ekstradimi thuhet se është realizuar përmes pikës kufitare Vërmicë, falë bashkëpunimit mes institucioneve përkatëse të të dyja vendeve.
“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Shqipërisë. Të dyshuarit pas ekstradimit të tyre janë dërguar në njësitet përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin policor.
-
Policia arreston personin për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar
-
Ekstradohen nga Shqipëria për në Kosovë dy të kërkuar nga INTERPOL-i
-
Ekstradohen dy shtetas të Kosovës, njëri kërkuar për lëndim e tjetri për tentim vrasje
-
Dy të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohen në Kosovë nga Gjermania e Franca
-
Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar