Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Egjiptianë e shqiptar bëhen bashkë për të plaçkitur në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy egjiptianë dhe një shqiptar si të dyshuar për plaçkitjen e një shtëpie në rrugën “Beteja e Qafë Broqit” në Pejë.

Ekziston dyshimi se njëri nga ta kishte vjedhur nga shtëpia pronë e ankuesit shqiptar disa pajisje teknike të cilat më pas ua kishte shitur dy të dyshuarve të tjerë. Nga të dyshuarit janë konfiskuar gjësendet e vjedhura.

Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm