Në fshatin Gulluboc të Malishevës, dje është arrestuar një burrë i cili, siç thotë policia, pas një mosmarrëveshje rreth një prone, me shkop druri e kishte sulmuar një person.
Në raport bëhet e ditur se viktimës i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe i njëjti është duke marrë tretman mjekësor në QKUK.
Edhe i dyshuari ka marrë tretman mjekësor, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm