Një 76-vjeçar në Durrës është arrestuar pasi ka tentuar ta vrasë bashkëshorten e tij 70-vjeçare.
Gruaja ka pësuar lëndime të rënda në kokë pasi burri e goditi me shkop druri.
“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me send të fortë (shkop druri) në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën”, njoftoi Policia e Shtetit.
70-vjeçarja u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore.
Artikuj të ngjashëm
-
Vrasje në tentativë në Drenas
-
Arrestohet një burrë në Klinë pasi deshi ta vrasë një grua dhe sulmoi fizikisht një tjetër
-
Vrasja e 80-vjeçares, Prokuroria: I dyshuari ia përplasi kokën për toke, tentoi t’i fshijë gjurmët
-
Një 80-vjeçare dyshohet se u vra nga burri në Prizren
-
Intervistohet nga policia një person në Hajvali, dyshohet që e shtyu shkallëve bashkëshorten