Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Han të Elezit të shtunën, pasi kishte sulmuar vëllain e tij.
“Derisa viktima kishte qenë duke e përgatitur në oborrin e tij vendin për ta filluar një shtëpi të re për ndërtim, aty kishte shkuar vëllai i tij i dyshuar i cili me një shkop të drurit e kishte sulmuar viktimën”, njoftohet nga PK.
Motivi sipas Policisë, dyshohet të jetë konteksti pronësor.
Policia të arrestuarin e ka dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm