Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

E lëshon qenin për ta kafshuar një person, arrestohet prizrenasi

Dje në rrugën “Pushkatarët” në Prizren, është arrestuar një mashkull.

Në raportin policor thuhet se ky i dyshuar pas një mosmarrëveshje që kishte me një tjetër, ia ka lëshuar qenin për ta sulmuar.

Qeni e ka kafshuar të dyshuarin me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimi me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.