Policia e Kosovës raporton për një kanosje që ka ndodhur mbrëmë.
Dje në Skenderaj, rreth orës 22:37 në polici është raportuar një rast ku viktima thotë se ka pranuar mesazhe kërcënuese nga ish-bashkëshorti i saj.
“Është raportuar rasti me elemente kanosje, ku viktima ka pranuar mesazhe kërcënuese kundër jetës dhe trupit nga i ish bashkëshorti i saj”, thotë policia.
Përmes një raporti policor, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari Sh.M., 41 vjeçar.
“I njëjti është shoqëruar në polici”, thuhet në raport.
Artikuj të ngjashëm