Policia e Kosovës ka arrestuar të premten një burrë në Skenderaj pasi që nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata dhe përmes rrjeteve sociale kishte kërcënuar ish-bashkëshorten.
Në njoftimin e Policisë të shtunën thuhet se i dyshuari e kishte kërcënuar ish-bashkëshorten vazhdimisht.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata si dhe i njëjti përmes rrjeteve sociale e kishte kanosur në vazhdimësi viktimën femër kosovare (ish-bashkëshorten e tij). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet burri në Skenderaj, e shqetësonte gruan që kishte urdhër mbrojtës
-
Arrestohet i dyshuari që përmes rrjeteve sociale kërcënoi gruan që kishte urdhër mbrojtjeje
-
Burri nga Peja thyen urdhrin mbrojtës dhe kanos ish-bashkëshorten, arrestohet
-
Arrestohet një person në Prishtinë, postoi në rrjete sociale koment me përmbajtje kërcënuese
-
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për sulm seksual