Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

E godet me kondak të armës në kokë për t’i shkaktuar lëndime të rënda

Në rrugën “Hakif Zejnullahu”, në Podujevë, më 24.11.2017 në orën 12:30, ka ndodhur një përleshje mes dy burrave.

I dyshuari, mashkull shqiptar ka sulmuar fizikisht dhe me kondak të armës viktimën mashkull shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia e Kosovës njofton se viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, sipas raportit mjekësor lëndimet janë të natyrës se rëndë.

“Arma e llojit Ekol dhe një karikator i zbrazet që është përdorur është konfiskuar. Ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.