Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh.B., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Sh.B., me datë 12.04.2018 në kohë të pacaktuar në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar si nëpunës i Administratës në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve (QRA) në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushë detyrat e tij.
“Në këtë mënyrë, i keqpërdorë shërbimet me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për F.Q., nga fshati Romaj - Komuna e Prizrenit, në atë mënyrë që F.Q., e cilëson pa dëshmi në kategorinë paraplegjik dhe tetraplegjik, dhe, vazhdon regjistrimin e automjetit ‘Volkswagen Passat’ ngjyrë e bardhë, pa u kryer pagesat e taksave administrative të parashikuara me ligj-udhëzim administrativ për regjistrim të automjeteve, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës”, thotë Prokuroria Themelore e Prizrenit.
Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
-
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës ndaj nëpunësit të QRA-së në Prizren
-
Aktakuzë për 5 vepra penale ndaj zyrtarit të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve
-
Ngrihen 18 parcela në Prizren, kërkohet paraburgim për të dyshuarin për keqpërdorim të pozitës
-
Aktakuzë për keqpërdorim detyre dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren
-
E regjistroi të zbrazët automjetin plot me mall, Prokuroria kërkon dënimin e doganierit