Prokuroria Themelore në Prizren të hënën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një nëpunësi të administratës në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve (QRA) në Prizren.
Sipas njoftimit, Departamenti i Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie akuzon të pandehurin me inicialet Sh.B., për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
“Sipas aktakuzës, i akuzuari Sh.B., më datë 12.4.2018 në kohë të pacaktuar në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar si nëpunës i Administratës në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve (QRA) në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat e tij. Në këtë mënyrë i keqpërdor shërbimet me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për F.Q., nga fshati Romaj - Komuna e Prizrenit, në atë mënyrë që F.Q. e cilëson pa dëshmi në kategorinë paraplegjik dhe tetraplegjik, dhe vazhdon regjistrimin e automjetit “Volkswagen Passat” ngjyrë e bardhë, pa u kryer pagesat e taksave administrative të parashikuara me ligj-udhëzim administrativ për regjistrim të automjeteve, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës. Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1-2 nënparagrafi 2.4 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.
Aty theksohet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barrë.
-
E bëri paraplegjik pa qenë, ngrihet aktakuzë ndaj një zyrtari të qendrës së regjistrimit të veturave në Prizren
-
Aktakuzë për dy zyrtarë të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të autoritetit zyrtar
-
Ngrihet aktakuzë ndaj inspektorit të ndërtimit në Prizren për keqpërdorim të pozitës
-
Shefi i Prokurimit në Komunën e Prizrenit akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare
-
Aktakuzë për 5 vepra penale ndaj zyrtarit të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve