Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti u ka shkaktuar lëndime trupore tre të miturve të shtunën në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë, derisa njësia e reagimit të shpejtë të saj po patrullonin në fshatin Dremjak të kësaj komune, kanë hasur në tre të mitur të moshave 15, 16 dhe 17-vjeç, të cilët kishin dalë të shëtisnin me biçikleta, e në të cilët vëreheshin lëndime trupore të shkaktuara nga i dyshuari që kishe ikur nga vendi i ngjarjes.
Të miturit kanë pranuar trajtim mjekësor, derisa ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 16:30.
“Në lidhje me këtë, operatorët e NJRSH-së i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë arritur që ta dalin personin e dyshuar me inicialet M.M (M/K) i moshës 40 vjeçar i cili po lëvizte me një automjet furgon me targa vendore. Gjatë kontrollit të tij dhe të automjetit, policia i gjen një armë zjarri, një karikator me 13 fishkë dhe një mjet të mprehtë (brisk), të cilat edhe i konfiskohen”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48-orë.
-
Arrestohet një i mitur në Ferizaj, theri me thikë dy persona
-
Paraburgim për të miturin që theri dy persona dhe një polic në Ferizaj
-
Tentim vrasja në Ferizaj: 16-vjeçari sulmoi me thikë qytetarë e policë e më pas i hodhi benzinë vetes
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Katër të mitur nën hetim për 11 raste të vjedhjeve në Ferizaj