Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet se dhunoi një të mitur, Gjykata në Gjilan i cakton një muaj paraburgim

Foto: Alban Bujari / KD / ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit E. H, i cili dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në dalje të Komunës së Vitisë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 13.04.2020, rreth orës 11:00 në një shtëpi të pabanuar në dalje të Komunës së Vitisë ka dhunuar të dëmtuarën e mitur të moshës 15 vjeçare , duke kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën kundër dëshirës së saj”, thuhet në njoftim.

Gjykata thotë se me këto veprime i pandehuri E. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunimi”.

"Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas vlerësimit ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të lartcekurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale", thuhet në njoftim.