Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar të premten masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve A. M. dhe L. M., të dyshuar për dhunim seksual.
Sipas njoftimit të gjykatës të premten, dy të pandehurit dyshohet se kanë detyruar një vajzë nën 16 vjeç që të kryejë marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.
“Ekziston dyshimi bazuar se të pandehurit A. M. dhe L. M. gjatë muajit mars - prill në fshatin Pasjak dhe fshatin Velekincë, e kanë detyruar të miturën të kryej akte seksuale pa pëlqimin e saj, viktimë kjo posaçërisht e ndjeshme për shkak të moshës nën 16 vjeç, e cila nuk ka mundur të gjykojë e të vlerësojë pasojat e një marrëdhënie të tillë e që nënkupton marrëdhënie seksuale. Me këto veprime të pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale, dhunimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
-
Një muaj paraburgim të pandehurit që dhunoi të miturën në Gjilan
-
Për një vit, një e mitur i është nënshtruar abuzimit seksual
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunim të 14-vjeçares në Malishevë
-
Paraburgim për dy të dyshuarit për dhunimin e të miturës nga Prizreni
-
Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për dhunimin e 14-vjeçares në Drenas