Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet për kanosje me thikë në një shkollë të Prishtinës

Një kanosje me thikë dyshohet se ka ndodhur të enjten në mesditë në një shkollë të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se njësitë përkatëse policore po e trajtojnë rastin në koordinim me prokurorin dhe Qendrën për Punë Sociale.

Ajo nuk ka bërë të ditur se për cilën shkollë bëhet fjalë.

“Sot rreth orës 12:20 është raportuar për një kanosje me thikë në një shkollë në Prishtinë. Njësitet përkatëse policore në koordinim me prokurorin dhe Qendrën për Punë Sociale janë duke e trajtuar rastin”, ka thënë ajo.