Dyshohet se disa persona kanë mbetur të plagosur nga gjuajtjet me armë te lokali “Bon Vivant” në qendër të Prishtinës të premten në mbrëmje.
Sipas videove të siguruara nga KOHA, në vendngjarje kanë dalë një numër i madh policësh e ambulancash.
Në video gjithashtu shihet teksa një person nxirret me barelë e me ndihmën e mjekëve nga lokali.
Në vendngjarje kanë dalë edhe policët hetues.
KOHA ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të përgjigjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Plagoset një burrë në Prishtinë
-
Ndalohet edhe një i dyshuar për rastin në “Bon Vivant”
-
Vrasja në “Bon Vivant”: Një i vrarë, 6 të plagosur e 10 persona të lënduar
-
Policia jep detaje se si rrodhi ngjarja që çoi në plagosjen e disa personave në “Bon Vivant”
-
Dy të plagosur pas një përleshjeje në Veternik, tetë të arrestuar