Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas propozimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ua ka zëvendësuar masën e paraburgimit me masë të arrestit shtëpiak në kohëzgjatje për një muaji dy të pandehurve me iniciale SH.K. dhe A.K..
Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 lidhur me parag.2 nën parag 2.1 dhe 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).
Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës, 14.02.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 15.03.2020.
“Dyshohet se të pandehurit në cilësinë e personave zyrtar në Komunën e Prizrenit, respektivisht i pandehuri me iniciale SH.K. si përfaqësues ligjor, ndërsa i pandehuri tjetër me iniciale A.K. udhëheqës i sektorit të zyrës ligjore, kanë kryer veprat penale në dëm të Komunës së Prizrenit, ku me këtë rast kanë anashkaluar procedurat e cila do të duhet të iniciohej nga Kryetari i Komunës, me propozim të këtij të fundit Kuvendit të Komunës, për të vlerësuar këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me personat fizik dhe juridikë, e aq më tepër kur zyrtarët e lartpërmendur, në këtë çështje jo kontestimore kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës ndaj vendimit, me këtë i kanë shkaktuar dëm material Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim.
-
Nga një muaj paraburgim për dy zyrtarë të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të detyrës
-
Paraburgim ndaj avokatit, zyrtarit të gjykatës dhe qytetarit të dyshuar për “ushtrim ndikimi”
-
Një muaj paraburgim ndaj pesë të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Prizren
-
Kërkohet paraburgim ndaj pesë zyrtarëve komunalë në Prizren
-
Arrest shtëpiak për zyrtarin policor që dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare