Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se dy zyrtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë që u arrestuan të hënën për keqpërdorim të detyrës, dyshohet se kanë penguar ekzekutimin e sanksioneve penale dhe kundërvajtëse, siç thuhet “me qëllim që të përfitojnë dobi për të dënuarit”.
“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se sipas dyshimeve fillestare personat e ndaluar me urdhër të prokurorit, në cilësinë e personave zyrtarë, në periudha të ndryshme kohore në zyrën e Ekzekutimit të sanksioneve penale në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në bashkëveprim duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë dobi për të dënuarit, si dhe duke i shkaktuar dëm sistemit gjyqësor, ashtu që të pandehurit me dashje nuk kanë dorëzuar (kanë fshehur) Urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës për ekspedim të mëtutjeshëm duke pamundësuar ekzekutimin e sanksioneve penale dhe të atyre kundërvajtëse”, thuhet në një përgjigje të Prokurorisë për KOHËN.
Prokuroria ka njoftuar se është në vazhdën e përpilimit të kërkesës për caktimin e masës së sigurimit të prezencës së të pandehurve në procedurë penale.
-
Arrestohen dy zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dyshohen për keqpërdorim detyre
-
Arrestohet një gjyqtar, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve, fshehën urdhëresat e gjykatës që të dënuarit t’i shmangeshin burgut
-
Dy zyrtarët e Themelores bllokuan ekzekutimin e dënimeve në nëntë raste
-
Kërkohet paraburgim për dy zyrtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës