Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar të akuzuarin I.D. me dy vjet burgim dhe gjobë 500 euro, për mashtrim duke marrë kapar për banesë, por duke mos e liruar atë dhe duke mos ia kthyer paratë viktimës.
Sipas njoftimit nga kjo gjykatë, I.D. nga fshati Llokvicë në Prizren më 5 gusht 2014 kishte mashtruar të dëmtuarën A.Q. duke i marrë 10 mijë euro kapar dhe duke i garantuar se më pas do t’ia lirojë banesën, por këtë nuk e ka bërë akoma, madje as nuk ia ka kthyer paratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata Themelore e Prizrenit në njoftim ka thënë se i akuzuari është shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 1 i KPRK-së.