Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale I.A. nga Prizreni, për shkak se ka kryer veprën penale mashtrim, njofton kumtesa, trasnmeton Koha.net.
Ai është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjobë në shumën prej 1000 euro si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjetësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI akuzuari më 28.02.2013, në kohë të pacaktuar, në Prizren, me paraqitje të rreme të fakteve e mashtron personin tjetër, të dëmtuarin me iniciale F.SH., duke bërë pazar rrethe një prone prej 15 ari vend- truall, në vlerë rrethe 28.000 (njëzetetetëmijë) euro.
I dëmtuari, F.SH. e paraprakisht e kishte bërë pagesën, 18 mijë euro përmes “Raiffaisen Bank” dhe 10 mijë euro përmes “ProCredit Bank” të pandehurit me iniciale I.A. i cili këtë pronë ia kishte shitur edhe një personi tjetër.