Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit F.B., për shkak se ka kryer veprën penale “mashtrim”.
I njëjti është dënuar me një vit burgim dhe 500 euro gjobë.
“Me datë 22 shkurt 2019, në Prizren, me qëllim dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, për t’i sjellë vetes apo personit tjetër ndonjë dobi pasurore, e mashtron ose e sjell personin tjetër në lajthim dhe me këtë e shtynë të veprojë në dëm të pasurisë së tij të dëmtuarin S.K., ashtu që derisa i dëmtuari e kishte shpallur për shitje kamionetën e tij, në kohën e incidentit i pandehuri F.B., si blerës, shkon në shtëpinë e të dëmtuarit, merren vesh për çmimin e kamionetës në vlerë prej 5,300.oo euro të cilën shumë i pandehuri F.B., një pjesë do të i ‘a paguante ditën e nesërme, ndërsa për pjesën tjetër do të punonte tek i dëmtuari, mirëpo nga ajo ditë i pandehuri F.B., nuk është lajmëruar dhe nuk i ‘a ka paguar shumën e të hollave të dëmtuarit, por të njëjtën kamionetë i pandehuri e shet tek një person tjetër, në shumën prej 1,500.oo euro, kështu duke i shkaktuar dëm të dëmtuarit S.K.”, thuhet në njoftim.
Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Për të akuzuarin F.B., Gjykata kishte lëshuar URHDËARREST, dhe pas sjelljes nga ana e Policisë së Kosovës, në shqyrtimin fillestar i akuzuari F.B., e ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.