Gjykata Themelore e Gjakovës e ka dënuar me dy vjet burgim Hilmi Zenën, ish-bashkëshortin e Antigona Morinës, raporton KTV.
Me vendimin e Gjykatës nuk është e kënaqur familja e të ndjerës Morina.
Gjykata e Apelit kishte vendosur për rigjykim të këtij rasti. Hilmi Zena, ish-bashkëshorti i Antigona Morinës, akuzohej se ka kryer veprën penale të moskryerjes së detyrimeve familjare.
Ai nuk e kishte dërguar te mjeku të ndjerën kur ajo pësoi hemorragji. Pavarësisht gjendjes së rënduar, është konstatuar se ai vazhdonte marrëdhëniet seksuale me të.
Artikuj të ngjashëm
-
Apeli lë në burg 2 vjet Hilmi Zenën për vdekjen e ish-bashkëshortes
-
Gjithçka që ndodhi në Gjykatë, ku burri i Antigona Morinës u dënua për moskryerjen e obligimit familjar
-
Dështon seanca gjyqësore në rastin e Antigona Morinës
-
Rrjeti i Grave reagon pas dënimit të bashkëshortit të Antigona Morinës
-
Kërkohet dënimi i të dyshuarit për vdekjen e Antigona Morinës