Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy vdekje të dyshimta për 24 orë

Dy vdekje të dyshimta janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton një vdekje në Gremnik të Klinës.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima mashkull është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Pejës të shtunën në mesditë, pasi të njëjtit i ishte keqësuar gjendja shëndetësore teksa ishte në shtëpinë e tij. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.

“Hetim i vdekjes

Fsh. Gremnik, Klinë, më 05.01.2019 – 14:10. Viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal në Pejë, pasi që të njëjtit i është keqësuar gjendja shëndetësore gjersa ishte në shtëpinë e tij. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në raport.

Në rastin tjetër, një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Varosh të Ferizajt. Edhe ky rast po hetohet nga policia e Kosovës.

Edhe Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e një në Mitrovicë të Veriut Kronikë 3 muaj më parë Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e një në Mitrovicë të Veriut

“Hetim i vdekjes

Fsh. Varosh, Ferizaj, më 05.01.2019 – 23:30. Viktima mashkull K/Shqiptar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti në hetime”, thuhet në raport.