Dy vdekje të dyshimta janë regjistruar të mërkurën në Prishtinë dhe Podujevë.
Sipas raportit të Policisë, në Prishtinë në banesën e tij është gjetur pa shenja jete një viktimë mashkull. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe rasti është nën hetime.
Ndërkaq në Podujevë një grua është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare ku mjeku ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Njoftohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë dhe prokurori me vendim të të cilit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Artikuj të ngjashëm