Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia nis hetimet për vdekjen e dy personave në Prishtinë dhe Podujevë

Policia

Policia ka nisur hetim për dy raste të vdekjeve në Podujevë dhe Prishtinë.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, në Podujevë është raportuar të dielën se një burrë ka vdekur pas lëndimeve të marra aksidentalisht.

“Është raportuar se viktima dyshohet se si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte lënduar aksidentalisht ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse me ç ‘rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur tutje se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga Policia.

Kurse në Prishtinë po ashtu të dielën është raportuar se një burrë është gjetur pa shenja jete.

Edhe Policia nis hetime për dy vdekje, një në Prishtinë e një në Prizren Kronikë Policia nis hetime për dy vdekje, një në Prishtinë e një në Prizren

Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç ‘rast nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.