Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia nis hetime për dy vdekje, një në Prishtinë e një në Prizren

shiriti i policisë

Foto-Ilustrim: KOHA

Policia ka nisur hetime për dy vdekje, një në Prishtinë dhe një tjetër në Prizren.

Në Prishtinë, personi është gjetur në shtëpinë e tij i vdekur.

“(Prishtinë) Një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Personat janë dërguar për obduksion.

“(Prizren) Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktime. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.