Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë e Podujevë, Policia fillon hetimet

Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur në Prishtinë e Podujevë në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të Policisë, në Prishtinë është raportuar se një burrë i cili ishte transportuar para katër ditësh nga spitali i Pejës në QKUK-Prishtinë, ka vdekur.

Familjarët e viktimës dyshojnë se nuk i është dhënë tretmani i nevojshëm mjekësor dhe kjo mund të jetë arsyeja e vdekjes së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.

Në Podujevë raportohet se është gjetur një person i moshës 65-70 vjeçare i shtrirë në tokë i cili ishte pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML.

Policia raportohet se nën hetime.