Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të vdekur në një aksident në fshatin Rogovë

Një 20-vjeçar dhe një 27-vjeçar, kanë vdekur në mëngjesin e sotëm në një aksident që ka ndodhur në fshatin Rogovë, magjistralja Gjakovë-Prizren.

Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë për Koha.net, se dyshohet që aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë.

Gjokaj ka treguar se vetura është përplasur në një pompë benzine, me ç’rast dy të rinjtë kanë vdekur.