E plotësuar: 20:28 Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Koha.net se nga aksidenti i mëparshëm, dy persona kanë humbur jetën e tre të tjerë janë lënduar.
Aksidenti ka ndodhur më saktësisht në autostradë, afër Trudës, Mazgit.
“Para rreth gjysmë ore është shkaktuar ky aksident trafiku, ku si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me procedurat e hetimit për të identifikuar shkaqet se si ka ardhur deri te ky aksident tragjik”, tha Hoxha.
{gallery}
19:44 - Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të autostradës, në fshatin Besi.
Në aksident sipas dëshmitarëve ka të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ndihma e shpejtë.
Koha.net ka kontaktuar me Policinë për rajonin e Prishtinës, por ende nuk ka asnjë informacion zyrtar.