Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku, që ka ndodhur në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit.
Aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa kanë qenë të përfshira tri vetura.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënësi i Policisë së Kosovës.
“Sot rreth orës 19.00 është shkaktuar një aksident trafiku në mes të tri automjeteve në autostradën Prishtinë-Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasojë e aksidentit, ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e tre (3) personave. Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendin e ngjarjes, duke u marrë me rastin”, ka thënë ai.
-
Vdiq një person në aksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Katër të vdekur në një aksident tragjik afër Shkupit
-
Një i vdekur e dy të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan
-
Katër të lënduar në aksidentin me tri vetura në Rrugën B
-
Tre të vdekur e tetë të lënduar në një aksident në rrugën Kërçovë – Gostivar