Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar për bixhoz të paligjshëm në Podujevë

Dy persona janë arrestuar në fshatin Shakovicë të Podujevës nën dyshimin për veprës penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm”.

Në njoftimin e policisë thuhet se sot janë konfiskuar në një lokal dhe në një shtëpi dëshmi relevante që lidhen me kryerjen e kësaj vepre.

Të dyshuarit (i pari pronar i lokalit, tjetri punëtor në lokal), të cilët janë arrestuar nga policia janë:

E. H. viti i lindjes 1998 m.k.sh.

A. H. viti i lindjes 1996 m.k.sh.

Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit ndalohen për 48 orë në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm