Në Podujevë dje janë arrestuar dy të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/shqiptar pasi të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme kanë ushtruar veprimtarinë bastore sportive”, thuhet në komunikatë.
Në lokalin e tyre janë konfiskuar dëshmi materiale disa shtëpiza kompjuteri, printerë, tiketa të shtypura si dhe gjera të tjera. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale e lojëra të fatit
-
Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave piramidale
-
Dy të arrestuar për bixhoz të paligjshëm në Podujevë
-
Dy të arrestuar për organizim të skemave piramidale
-
Dy të arrestuar në Pejë për organizim skemash piramidale e bixhoz