Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe një qytetar të mërkurën me dyshimin për korrupsion.
Sipas njoftimit, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është njoftuar se zyrtari i ATK-së ka pranuar një shumë të hollash nga një qytetar i dyshuar gjatë ushtrimit të detyrës në terminalin doganor në Mitrovicë.
Autoritetet njoftuan se në terminal janë siguruar dëshmitë se i dyshuari me qëllim të lehtësimit të procedurave të kontrollit kishte ofruar para, të cilat i janë gjetur zyrtarit të ATK-së.
“Gjatë punës operative dhe hetimore në bashkëpunim edhe me zyrtarë të Policisë Kufitare, në hapësirat e terminalit Doganor në Mitrovicë janë siguruar dëshmitë se i dyshuari mashkull me qëllim të lehtësimit të procedurave të kontrollit, i kishte ofruar para të gatshme zyrtarit të ATK-së të cilat i janë gjetur në xhepin e tij dhe të njëjtat i janë sekuestruar përkohësisht si provë materiale relevante për veprën penale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
-
Arrestohen dy persona, njëri zyrtar i ATK-së, për shpëlarjen e 1 milion eurove
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë në veri, tentoi t’i korruptonte zyrtarët policorë
-
Arrestohen një polic e një doganier, dyshohen se u korruptuan për të lehtësuar hyrjen e kamionëve
-
Arrestohet zyrtari komunal në Mitrovicë, mori ryshfet 200 euro
-
Aktakuzë shtetasit të Shqipërisë, tentoi ta korruptonte zyrtarin policor në Kosovë