Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar në Prishtinë për kontrabandim me migrantë

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Dje në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën “kontrabandim me migrantë” dhe dyshim për falsifikim dokumenti.

“Si prova materiale janë konfiskuar disa pajisje që shërbejnë për falsifikim të dokumenteve. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.