Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person për krim të organizuar në Prishtinë

Arrestim

Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale njoftoi se është arrestuar të hënën një person, i dyshuar për veprat penale “kontrabandim me migrantë” dhe “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i arrestuari me inicialet A.K., është dërguar për ndalim 48-orësh.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka arrestuar sot një (1) person me inicialet A.K. Prokuroria Speciale njofton se A.K është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘kontrabandimi me migrantë’, nga neni 164 dhe veprën penale ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nuk janë dhënë më tepër detaje mbi rastin.