Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të premten se në bashkëpunim me Policinë ka arrestuar personin M.D., i cili dyshohet për veprën penale “krim kundër njerëzimit”.
Arrestimi është kryer sot [23 qershor].
“Ndaj të njëjtit, PSRK-ja, në afatet e parapara ligjore do të ushtrojë kërkesë për caktimin e paraburgimit”, thuhet në njoftim.
Nuk janë dhëna detaje se për cilin rast bëhet fjalë, ose nëse ka të bëjë me krimet e luftës në Kosovë.
Artikuj të ngjashëm