Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të akuzuar për përkrahje të ISIS-it

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë për dy persona për shkak të veprës penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj”.

Sipas njoftimit nga Prokuroria, K.P. nga Lipjani dhe B.Q. nga Mitrovica përmes rrjetit social Facebook kanë bërë propagandë në lidhje me organizatën terroriste ISIS duke përkrahur haptas veprimet e tyre terroriste, siç janë sulmet nëpër botë.

Për B.Q. Prokuroria ka njoftuar se ai u kishte bërë thirrje myslimanëve që t’i bashkëngjiten “luftës së shenjtë” për Xhihad.

Të dy akuzohen se në nëntor të vitit 2017 kishin shpërndarë fotografi kërcënuese në Facebook.

Artikuj të ngjashëm