Dy shqiptarë janë dënuar me rreth 16 vite burg nga një gjykatë në Britani. Ata akuzoheshin për shpërndarje të lëndëve narkotike, saktësisht kokainë dhe posedim të dokumenteve false, transmeton Shqiptarja.
Emrat e shqiptarëve janë Erblin Hoxhaj dhe Besjan Mustafaj,
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShqiptari Erblin Hoxhaj u arrestua pak muaj më parë, pasi iu sekuestruan 4 kg kokainë e pastër vlera e të cilës në treg do të arrinte rreth gjysmë milionë paund.
Lënda narkotike ishte e fshehur në një çantë shpine, ndërsa shqiptari ishte duke udhëtuar me një makinë Peugeot Bipper, por u ndalua nga policia në rrugën Edgbaston.
Shqiptari ishte në monitorim nga autoritetet.
27-vjeçari më herët ishte parë nga policia duke u futur në një makinë të bardhë Audi A6 përpara se të largohej me çantën e zeze Adidas.
Më herët në makinën Audi ishte futur Besjan Mustafaj, i cili po ashtu u arrestua në një pikë karburanti.
Autoritetet bëjnë me dije se Mustafaj kishte udhëtuar nga Londra për të dorëzuar lëndën narkotike e cila arrinte vlerën 480.000 paundë. 23-vjeçari rrëfeu se pasaportën e kishte blerë në Itali.
Sipas policisë Erblin Hoxhaj ishte kreu i grupit dhe dyshohet se ai po përgatiste një plan për të shitur sasi të madhe të drogës.
Të riut shqiptar iu sekuestrua makina ndërsa shqiptarit tjetër Mustafa iu sekuestruan edhe 640 paundë cash.
Dy shqiptarët tashmë janë dënuar nga gjykata në Birmingham pasi në shkurti të vitit u shpallën fajtor. Hoxhaj u dënua me 8 vite dhe 4 muaj burg për trafikim lëndësh narkotike dhe me 12 muaj për posedim të dokumenteve false.
Ndërsa Mustafaj u dënua me 4 vite dhe 8 muaj burg si dhe me 12 muaj burg për posedim të dokumenteve false.