Dy shqiptarë janë arrestuar në Londër pasi iu kapën 20 kg kokainë me vlerë shitje në rrugë 1.6 milion stërlina si dhe £25,000 cash.
Droga iu gjet në një apartament në Rotherhithe në juglindje të Londrës. Top Channel duke iu referuar komunikatës për mediat të NCA raporton se dy shqiptarët e arrestuar ndaj të cilëve janë ngritur akuzat për trafik droge të klasit A, janë Vidiol Murataj, 43 vjeç dhe Fatjon Nakaj, 31 vjeç.
Sipas komunikatës për mediat të NCA-së, ekipi “Organised Crime Partnership (OCP)” në bashkëpunim me “National Crime Agency” dhe Policinë Metropolitane ndërmorën një operacion në një apartament në Helena Square më (04/03/2021), ku e gjetën kokainën dhe paratë cash të fshehura në zona të ndryshme të këtij apartamenti.
Sipas hetueseve anglez, nëse kjo drogë do të shitej në rrugë kapte vlerën e £1.6 milion stërlinave./TCh
-
Arrestohen dy shqiptarë në Londër, u kapën me 80 kilogramë kokainë
-
Gjendet në kuti bananesh sasia më e madhe e kokainës në Londër, të arrestuar edhe disa shqiptarë
-
Tentuan të trafikojnë mbi 1 mln funte kokainë nga Amerika Latine në Angli, arrestohen dy shqiptarë
-
Britania tenton për të tretën herë të deportojë një shqiptar të dënuar për trafik droge
-
Sekuestrohet kokainë me vlerë 10 milionë euro në Slloveni, arrestohet një shqiptar