Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentuan të trafikojnë mbi 1 mln funte kokainë nga Amerika Latine në Angli, arrestohen dy shqiptarë

Foto: Drejtorati i Policisë së Malit të Zi

Dy persona me origjinë shqiptare akuzohen nga autoritetet britanike, se me anë të kontinjerëve janë përpjekur të importojnë në vend një sasi kokaine, që nëse shitej në treg, do të kapte vlerën e mbi 1 milion funteve.

Shtetasit shqiptarë të prangosur, siç transmeton BW, janë Mariglen Bajraktari 20 vjeç dhe Romario Vukzaj 23 vjeç, pasi punonjësit e portit në Tilbury vunë re një sasi kokaine të dyshimtë dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Oficerët e Forcave Kufitare gjetën 16 kilogramë kokainë në një kontenjer frigoriferik, e cila kishte mbërritur në Terminalin e Kontejnerit në Londër nga Belize (Amerika Latine) të premten e kaluar, raporton Agjencia për Krimet në Mbretërinë e Bashkuar.

Hetuesit e Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Angli, CNA kanë thënë se droga nëse shitej në treg, mund të vlente mbi 1 milion funte. Ata thanë se janë të kënaqur me zbulimin ne këtë rast, ndërsa autoritetet deklaruan se nxisin goditjen e veprimtarive kriminale në vend.

Bajraktari dhe Bukzaj pa ndonjë banesë fikse, u paraqitën dje në Gjykatën e Chelmsford, ndërsa janë mbajtur në paraburgim. Ata pritet që të dalin në gjyq në Gjykatën e Kurorës në Basildon më datë 3 qershor. Dy shqiptarët akuzohen për prodhim e shitje të lëndëve narkotike të klasit A.