Një bandë prej 16 shqiptarësh që shisnin kokainë janë dënuar për më shumë se 86 vjet burgim.
Duke vepruar jashtë adresave në qendër të qytetit Leicester të Britanisë së Madhe, grupi operonte me tre numra telefoni celularë që lejonin personat të blinin drogë. Ata monitoroheshin nga një “operator” i cili do të ishte pika e drejtpërdrejtë e kontaktit me blerësin.
Operatori më pas kontaktonte një “korrier”, i cili përdorte një numër tjetër, dhe më pas takonte blerësin e dorëzonte kokainën dhe merrte paratë.
Megjithatë, aktiviteti kriminal i grupit, u zbulua pas një hetimi gjithëpërfshirës nga Njësia e Operacioneve Speciale të East Midlands (EMSOU).
Vlerësohet se grupi ka fituar 2 milionë funte duke shitur drogë në këtë periudhë 16-mujore. Gjatë operacionit, më shumë se 74,000 funte u sekuestruan nga policia.
Ata janë dënuar në total me më shumë se 86 vjet burgim për veprat e tyre./euronewsalbania
-
Shqiptarët në Britani po “i udhëheqin bandat” nga burgu përmes telefonave
-
Qyteti britanik ku bandat shqiptare nuk guxojnë të shkelin
-
Banda shqiptare e drogës, që adhuronte “Scarfacen” e Al Pacinos, dënohet me 71 vjet burgim
-
Goditet grupi kriminal në Shqipëri, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri që buronin nga trafikimi i 50 tonë kokaine
-
Europol: Bisedat e koduara ekspozuan perandorinë kriminale 80 milionë euroshe në Kosovë