Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy shqiptarë kapen në kufirin mes Serbisë e Kroacisë me 80 kg drogë

Pas gati 6 muaj të shpallur në kërkim autoritetet italiane kanë arrestuar në Kroaci dy shqiptarët, Reni Leka e Ernest Gjeka ,28 e 31 vjeç. që mundën t'i shpëtonin arrestimit gjatë ekzekutimit të operacionit "Due Mondi" në shkurt të 2019 ekzekutuar nga policia e Livornos.

Dy shqiptarët ishin fshehur në qytezën Bajakovo, një zonë në kufirin mes Serbisë e Kroacisë dhe u arrestuan falë bashkëpunimit me policinë kroate.

Reni Leka e Ernest Gjeka akuzohen për trafikun e 80 kg drogë të tipit marijuanë fshehur në një kontenier në një fermë në komunë San Giuliano Terme në provincën e Pizës.

Operacioni i koduar "Due Mondi" , (Dy botët) i ekzekutuar më 26 shkurt 2019 ka çuar në shkatërrimin e një bande italo-shqiptare trafikantësh droge, që vepronte në provincën e Livornos dhe Piza-s.

Ky grup trafikantësh ishte kanali kryesor i furnizimit me drogë për llogari të klanit kamorrist të familjes Tommaselli në Napoli. Dy anëtarë të kësaj familje Filippo Tommaselli e Enric Calcani, blenin lëndën narkotike nga trafikantët shqiptarë dhe e tregtonin më pas në territorin e komunës Campo D'Elba në provincën e Livornos.

Edhe Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë Kronikë Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë

Për të pasur nën kontroll territorin e shitjes së drogës ky grup kriminal ushtronte kërcënime të dhunshme ndaj grupeve rivale/oranews.

{gallery}