Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy rrahje masive në Vushtrri

Dje në komunën e Vushtrrisë kanë ndodhur dy rrahje masive.

Në rrugën “Sylejman Vokshi” në Vushtrri, dje ka ndodhur një rrahje në mes disa peronave, transmeton Koha.net.

Rrahja, njofton raporti nga Policia e Kosovës ka ndodhur për shkak të pronës private.

Me këtë rast janë lënduar dy persona, njeri prej tyre dërgohet në QKUK për tretman mjekësor.

Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me urdhër te prokurorit dërgohet në mbajtje.

Po dje, në fshati Maxhunaj të Vushtrrisë, ka ndodhur një rrahje në mes dy grupeve meshkuj K/Shqiptarë.

Edhe Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar Kronikë 2 d. më parë Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar

Njësiti patrullues ka dal në vendin e ngjarjes.

Dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë pranuar tretman mjekësorë në emergjencën e Vushtrrisë dhe pastaj janë dërguar ne QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili urdhëron qe të dyshuarit pas intervistës të lirohen, rasti ne procedurë te rregullt.