Dy persona kanë mbetur të lënduar me thikë pas një përleshje në Drenas, më 1 janar.
Sipas njoftimit të policisë, viktima e parë është dërguar në QKMF në Drenas e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë.
Edhe një tjetër person në Drenas ka kërkuar ndihmë pas lëndimit me thikë dhe dyshohet se të dy janë përfshirë në të njëjtin rast.
I dyshuari është në kërkim nga policia.