Dy persona janë ankuar në stacionin policor në Podujevë se janë kërcënuar.
Njëri prej tyre ka thënë se i është dërguar një mesazh kërcënues, ndërsa tjetri ka thënë se shtëpia e tij është gjuajtur me armë.
Policia ka nisur hetimin e rastit.
“Ankuesi mashkull kosovar bashkëpunëtor me ankuesin tjetër mashkull kosovar ka raportuar se përmes mesazhit nga një person i panjohur ka pranuar një mesazh i cili kishte kërkuar një shumë parash dhe një kërcënim, ndërsa ankuesi tjetër njofton se shtëpia e tij ishte goditur nga disa plumba të armës ku si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar 13 copë gëzhoja të armës”, thuhet në raportin 24-orësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Plagosen dy persona në Podujevë
-
Plagosja e katërfishtë në Podujevë, tri armë u gjetën në vendngjarje e të tjera gjatë bastisjeve
-
Persona të panjohur hedhin mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë
-
Dalin pamjet e përleshjes në Podujevë ku mbetën të plagosur tre persona
-
Rrahje dhe gjuajtje me armë në Podujevë, shoqërohen katër persona në polici