Kronikë

Dy persona raportohen të zhdukur në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës

Dy persona janë raportuar të zhdukur në Fushë-Kosovë.

Sipas njoftimit nga Policia, në rastin e parë një burrë ka raportuar se vajza e kunatit ka dalë nga shtëpia më 26 dhjetor dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Ndërkaq rasti është duke u hetuar.

Në rastin tjetër, babai ka raportuar se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia më 27 dhjetor dhe nuk është kthyer më. Sipas tij, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij ndërkaq Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.