Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar në Vlorë, nën akuzën e tregtimit të lëndëve narkotike.
Sipas mediave në Shqipëri, Policia ka ushtruar kontroll në veturën e markës “Toyota” si dhe në dhomën ku po qëndronin 31-vjeçari me inicialet T.T. dhe 25-vjeçari me inicialet E.K. dhe ka gjetur shumëllojshmëri e lëndëve narkotike.
“87 doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, 522 tableta të dyshuara ecstasy, rreth 80 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 doza me kërpudha haluçinogjene, lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate dhe në formë boçeje, 2 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një sasi parash (eurosh dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, janë gjetur në banesën e dy të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Dy të rinjtë dyshohet se u shisnin lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.
Ata do të hetohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim. /TCH
-
Arrestohen dy persona për narkotikë e armëmbajtje pas hetimit disamujorë të Policisë
-
Operacioni anti-drogë çon në arrestimin e 4 personave, një për krime kibernetike
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar
-
Gjendet kokainë në një veturë që po kalonte kufirin nga Shqipëria, arrestohet i dyshuari
-
Katër shtetas turq arrestohen në Fushë-Kosovë për posedim dhe shitje të narkotikëve