Policia e Kosovës përmes raportit të saj të sotshëm bën të ditur se ka arrestuar një person në Graçanicë, pasi ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy femra të nacionalitetit serb.
I dyshuari pasi është intervistuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thekson raporti.