Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy familjarë rrihen mes vete për pronë në Gjakovë

Rrahje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se dy persona, familjarë mes vete, janë përleshur fizikisht në Gjakovë për shkka të një kontesti pronësor. Rasti ka ndodhur të dielën në orën 23:15, ku të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar trajtimi mjekësor.

Më vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar ( familjarë në mes vete) pasi të njëjtit si pasoj e një kontesti pronësorë ishin përleshur fizikisht në mes veti. Si pasoj e përleshjes fizike të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.